Babë e bir kampion unikal

  • 03 May 2016 - 23:51
Babë e bir kampion unikal

E mbani mend Peter Schmeichel? Ish-portieri legjendar danez është ende i paharruar te Manchester United, ku ka fituar shumë trofe, por tashmë ai mund të krenohet me të birin, Kasper Schmeichel.

Ky i fundit sapo është shpallur kampion me Leicester Cityn, duke bërë që për herë të dytë në historinë e futbollit anglez të triumfojnë babë e bir.

Më parë ia kishin dalë mbanë vetëm Ian Wright (kampion me Arsenalin 1998) dhe Shaun Wright-Phillips (kampion me Chelsea 2006).

Megjithatë, koincidencat në familjen Schmeichel janë të pabesueshme.

Të dy janë portierë, janë shpallur kampionë në moshën 29-vjeçare, të dy kanë festuar pa qenë në fushë, sepse prisnin një gabim të kundërshtarit dhe gjithashtu të dy e kanë festuar titullin kampion më 2 maj (1993 Peter, 2016 Kasper)!

(Kosova Sot)