Reali në epërsi (Video)
Real Madridi ka kaluar në avantazh kundër Manchester Cityt në Santiago Bernabeu.
Protagonist i goli të epërsisë ishte uellsiani Gareth Bale, i cili realizoi në minutën e 20-të.
Anësori i Los Blancos pranoi një top nga Carvajal dhe goditi nga një pozitë e vështirë duke e futur topin në rrjet.
Me këtë rezultat, në finale kualifikohet Real Madridi, kur kihet parasysh se ndeshja e parë përfundoi pa gola.
(Kosova Sot)