Hysajn e vëzhgoi edhe drejtori teknik i gjigantit gjerman

  • 05 May 2016 - 15:10
Hysajn e vëzhgoi edhe drejtori teknik i gjigantit gjerman

Bayern Munich raportohet se ka dërguar skautë për të parë nga afër Elseid Hysajn.

Siç raporton sot Il Mattino, drejtor teknik i bavarezëve, Michael Reschke ishte në San Paolo për të parë Hysajn gjatë fitores së Napoli me rezultat 2:1 kundër Atalantas.

Gjigantët bavarezë janë të gatshëm të paguajnë rreth 18 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit shqiptar.

Hysajn pritet ta zëvendësojë mbrojtësi i krahut të djathtë i Ajaxit, Davy Klaassen, i cili ka thënë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra holandeze.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, mediat spanjolle raportuan se Hyasajn po e kërkon edhe Barcelona. 

(Kosova Sot)