Bashkimi i ka tejkaluar pritshmëritë

  • 06 May 2016 - 09:22
 Bashkimi i ka tejkaluar pritshmëritë

Petar Mijoviq, i kënaqur me atë që ka treguar skuadra prizrenase në këtë edicion

Seria gjysmëfinale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit ka përfunduar me rezultat 3:1, ndërsa prizrenasit kanë treguar angazhim të pashoq në të katër ndeshjet, duke mos u dorëzuar për asnjë çast, ani pse kjo skuadër luante me maksimumi 6 lojtarë

Dy gjysmëfinale për portokallinjtë, në “play-off” dhe në Kupë të Kosovës

Skuadra e Bashkimit e ka përmbyllur edicionin 2015/16, duke i realizuar pritshmëritë e saj, e ndoshta edhe duke i tejkaluar ato. Kështu, të paktën, ka deklaruar trajneri i ekipit nga Prizreni, Petar Mijoviq pas eliminimit nga Sigal Prishtina në gjysmëfinale të “play-off”-it të Superligës së Kosovës. Seria gjysmëfinale ka përfunduar me rezultat 3:1, ndërsa prizrenasit kanë treguar angazhim të pashoq në të katër ndeshjet, duke mos u dorëzuar për asnjë çast, ani pse kjo skuadër luante me maksimumi 6 lojtarë. Sidoqoftë, Prishtina falë përvojës, por edhe fondit më të madh të basketbollistëve ia ka dalë të plasohet në finalen e madhe, aty ku edhe e ka vendin, duke u nisur nga cilësia dhe nga gjithë ajo që ka dëshmuar gjatë këtij edicioni. Bardhekaltrit në finalen e madhe do të përballen me Pejën, me serinë që do të startojë të dielën në “Karagaçi”... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)