Gundogan humbet Europianin e Francës

  • 06 May 2016 - 20:37
Gundogan humbet Europianin e Francës

Përfundon Bundesliga, por mbi të gjitha humbet edhe Europianin e Francës. Mesfushori i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan ka pësuar një dëmtim në gju gjatë seancës stërvitore dhe do t’i duhet të qëndrojë disa kohë jashtë fushës së lojës, sipas të dhënave nga analizat mjekësore.

Për lojtarin gjerman me origjinë turke, bëhet fjalë për një tjetër dëmtim të rëndë, pas atij të pësuar 2 vite më parë ku nuk arriti të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit.

(Kosova Sot)