Djali tenton të grabisë vajzën, ajo e degjeneron në mes të rrugës (Video)

  • 26 May 2016 - 17:06
Djali tenton të grabisë vajzën, ajo e degjeneron në mes të rrugës (Video)

Ndodh edhe kështu: Nga sulmues të kthehesh në viktimë! Kjo i ka ndodhur një djali, i cili ka tentuar të vjedhë një vajzë në rrugë, por është pikasur prej saj dhe reagimi ka qenë i paparë.

Vajza nuk e ka kaluar lehtë veprimin e djalit dhe situata ka përshkallëzuar deri në dënimin e tij, ashtu siç e meriton një hajdut: me turp apo ndryshe zhburrërim.

Dhe, i bërë nga një femër, ky veprim mbart një peshë akoma më të madhe. Në video shohim djalin që ndihet i turpëruar dhe kërkon gjatë gjithë kohës të shmanget, por vajza e ka “mbërthyer” keq dhe nuk i lë gjërat me kaq.

Ajo e detyron djalin të zhveshë rrobat një e nga një, ndërkohë që ai përpiqet më kot të mbulojë organin e tij me duar.

Pamjet janë qesharake. Në rrugë kalimtarët e shohin skenën të çuditur, por askush nuk ndërhyn, ndërkohë që vajza i shoqëron veprimet e saj me zë të lartë, në mënyrë që të gjithë ta marrin vesh se çfarë po ndodh.

Në fund, pasi e lë krejt lakuriq, i gjuan disa herë dhe djali largohet me vrap, nën vështrimet e njerëzve përreth. Kurse qeni i zonjushës, e ndjek edhe disa metra duke i lehur nga pas.

Ngjarja ka ndodhur në Bogota në Kolumbisë dhe pasi është filmuar, është publikuar në rrjetet socile, ku ka pasur një impakt dhe reagim mbarëshoqëror. Epo, le t’i bëhet mësim kjo ngjarje!

(Kosova Sot)