Zbulohet mënyra se si vidhen makinat në Tiranë (Video)
Makinat e parkuara në rrugë gjatë orëve të vona të natës në Tiranë prej kohësh janë bërë objekt sulmi për hajdutët.
Video e mëposhtme, e publikuar nga opinion.al, tregon një rast të tillë.
Nga pamjet vihet re mjaft qartë ku një djalë, i afrohet një makine të parkuar anash rrugës, ndërsa tenton të vjedhë diçka.
Mësohet, se kohëve të fundit në qytetin e Tiranës, vjedhjet e makinave janë shtuar.
(Kosova Sot)