Përbindëshi shëtit në fushën e golfit (Foto & Video)

  • 31 May 2016 - 12:19
Përbindëshi shëtit në fushën e golfit (Foto & Video)

Disa lojtarë në një fushë golfi në Palmetto, Florida, janë befasuan kur shumë pranë tyre kanë parë një aligator gjigant po shëtiste i qetë në fushën me bar.

Teksa luante, Charles Helms, ndaloi dhe mori në video përbindëshin që po kalonte pranë tij. Gjithashtu edhe lojtarët e tjerë nuk ngurruan që t’i bënin foto.

Sipas pronarit të fushës së golfit tha se aligatori kishte një gjatësi prej gati 5 metrash. Ndërsa një punonjës i fushës së golfit tha se personat e dinin praninë e aligatorit, por nuk e kishin parë atë më parë të dilte nga pellgu i ujit.

“Daily Mail” shkruan se përbindëshi gjigant nuk ishte aspak i rrezikshëm për të pranishmit, që në fund të ditës përveçse zhvilluan një lojë golfi, shuan edhe kureshtjen për të parë aligatorin gjigant.

(Kosova Sot)