E pabesueshme! Orangutani flet si një njeri (Video)

  • 27 July 2016 - 12:54
E pabesueshme! Orangutani flet si një njeri (Video)

Ky është Rocky, një orangutan që ka befasuar shkencëtarët.

Ai është në gjendje që të kopjojë dhe riprodhojë fjalët e njerëzve.

Shkencëtarët thonë se orangutani 8-vjeçar, që jeton në një kopsht zoologjik në SHBA, mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si e kanë mësuar njerëzit të folurën.

Më herët ishte menduar se majmunët nuk janë në gjendje që të mësojnë tinguj të rinj dhe të kontrollojnë zërin e tyre si njerëzit.

 

(Kosova Sot)