Pitbulli masakron qenin në mes të Durrësit, tremben kalimtarët (Video)

  • 26 August 2016 - 20:16
Pitbulli masakron qenin në mes të Durrësit, tremben kalimtarët (Video)

Vazhdon të jetë një shqetësim i madh për të gjithë qytetarët lëvizja e qenëve pitbull pa maska në çdo qytet. Lëvizja e tyre në ambiente të populluara ku ka një rrezikshmëri ndaj qytetarëve është e dukshme, por ajo që të shqetëson më shumë është fakti që nuk ka asnjë rregull dhe nuk është marrë asnjë masë për lëvizjen e tyre.

Një skenë e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, duke lënë të tronditur dhe terrorizuar kalimtarët e rastit.

Një qenë rruge i është afruar nxitimthi një pitbulli që po kalonte me të zotin e tij dhe menjëherë ka nisur "lufta" mes tyre.

Qeni i racës pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për minuta të tëra.

Në videon e cila është filmuar nga qytetarët ka qenë e pamundur për ta ndarë pitbullin nga qeni tjetër.

Por ajo që i druhen të gjithë qytetarët është fakti po sikur në vend të atij qeni mund të ishte një njeri, kush do e mbante përgjegjësinë, çfarë masash do ndiqnin organet e rendit për të zotin e pitbullit.

(Kosova Sot)