I propozon martesë në stadium, por ndodh më e keqja (Video)

  • 28 September 2016 - 18:09
I propozon martesë në stadium, por ndodh më e keqja (Video)

Një çift në New York nuk do të harrojë kurrë momentin e tyre më të mirë të jetës, por jo për arsyen më të mirë.

Djaloshi vendosi t’i propozonte martesë së dashurës së tij – por ndodhi më e keqja dhe unaza i ra dhe humbi për disa momente.

Yankee Andrew ka treguar se është frikësuar në momentin kur e ka hapur kutinë dhe unaza ishte zhdukur.

Më në fund, me ndihmën e tifozëve, unaza është gjetur dhe e dashura e tij Heather e ka pranuar propozimin e tij.

(Kosova Sot)