Krijesa misterioze me “sqep dhe gëzof” po çmend shkencëtarët (Video)

  • 30 June 2015 - 22:56
Krijesa misterioze me “sqep dhe gëzof” po çmend shkencëtarët (Video)

Një krijesë misterioze detare me një “sqep” si të zogut dhe “gëzof” në bishtin e tij është raportuar se është nxjerrë nga deti në një plazh, duke i shtangur ekspertët e biologjisë marine.

Mbetjet e bishës gjigante janë gjetur në Lindjen e Largët të Rusisë, në brigjet e Ishujve Sakhalin, një vend i cili gjendet më pranë Shteteve të Bashkuara se sa Moskës.

Me një karkasë të përgjakur të ndarë dhe eshtrat që dalloheshin, shkencëtarët nuk e kanë identifikuar ende krijesën e çuditshme që ngjan si një “mutant” parahistorik, që ka karakteristika si të një delfini por që është dy herë më i madh se njeriu.