Propozimi për martesë në mes të shkollës, nuk përfundoi si duhet (Video)

  • 01 July 2015 - 14:49
Propozimi për martesë në mes të shkollës, nuk përfundoi si duhet (Video)

Adoleshenti ka zgjedhur korridorin e shkollës për t’i propozuar të dashurës për martesë, derisa bashkëmoshatarët që e rrethojnë shikojnë me kuriozitet.

Por, ngjarja që ndodhi diku në Brazil, nuk pati një fund të mirë.

Jo se ajo nuk e pranoi, por puthjen e parë të çiftit të fejuar, e pengoi drejtori i shkollës.

Të gjithë duartrokitnin, teksa çifti shkëmbenin puthjen e parë, por kjo nuk i pëlqeu drejtorit të shkollës, transmeton Telegrafi.

Ai i ndau fizikisht adoleshentët dhe i drejtoi në anë të ndryshme.