Politika e papërgjegjshme ndaj qytetarëve? (Video)

  • 24 July 2017 - 13:10
Politika e papërgjegjshme ndaj qytetarëve? (Video)

Politika po tregohet e papërgjegjshme karshi qytetarëve të saj dhe këta politikanë punojnë vetëm për interesa të tyre por jo edhe për interesa të atyre që i kanë votuar. Në të vërtetë këta politikanë marrin votat nga qytetarët me premtime të mëdha dhe sa po vijnë në pushtet nisin me avazin e vjetër.

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” kanë vlerësuar se politika është shumë e papërgjegjshme dhe asgjë nuk punojnë për të mirën e qytetarëve.

Qyteti Isak Mehmeti shprehet se politikanët po bëjnë lojëra politike derisa po e pësojnë qytetarët. “Si dihet politikanët janë të thirrur që të punojnë për qytetarin por po punojnë veç për interesat e tyre”.

Kurse Rexhep Gërbeshi thekson se politika shumë po tregohet e papërgjegjshme dhe që nga paslufta e këndej si dhe sot udhëheqja politike ka qenë dhe është e papërgjegjshme ndaj qytetarëve.

Ndërs Musa Peci, shprehet se politikanët e papërgjegjshëm, punojnë vetëm për interesat e veta dhe asgjë nuk punohet për të mirën e qytetarëve dhe kjo, sipas tij, vlen për të gjitha subjektet politike pa përjashtim.

Për Ibrahim Karametën, zgjedhjet kanë përfunduar moti dhe ende nuk janë krijuar institucionet e reja dhe kjo zvarritje e është papërgjegjshmëri e tyre ku të gjitha partitë janë fajtor për këtë gjendje.  

(Kosova Sot)