Kur nuk mund të vendosësh kush shijon më tepër: akullorja apo gjumi (Video/Foto)
Vjaza e vogël e njohur si Baylee, ka kaluar gjithë masditen në pishinë dhe nëna e saj i ka premtuar se do i blejë ushqimin e saj të preferuar, akulloren.
Videoja tregon bukuroshen e vogël e cila nuk mund të zgjedh mes gjumit dhe ngrënies së akullores. Ajo dremit dhe kohë pas kohe zgjohet për të marrë pak nga akullorja, transmeton Kosova Sot Online.
Ajo e përsërit disa herë këtë veprim me gojën e saj të mbuluar nga kremi i akullores.
“Sapo e lamë pishinën, ajo filloi të dremit në veturë”, tregoi nëna e saj.
“Unë e shikova dhe e pyeta nëse ishte e sigurtë që akoma dëshironte akulloren.”, vazhdoi të tregonte nëna e saj.
“Ajo u zgjua dhe tha, “Jo, e dua akulloren time.”
(Kosova Sot)