< Pak shpresa se kjo qeveri do ta rrisë mirëqenien e qytetarëve (Video) - TV - Kosova Sot
Pak shpresa se kjo qeveri do ta rrisė mirėqenien e qytetarėve (Video)

Pak shpresa se kjo qeveri do ta rrisė mirėqenien e qytetarėve (Video)

Deri më tash qeveritë e Kosovës pothuajse fare nuk kanë punuar për ta rritur mirëqenien e qytetarëve, sepse janë dhënë pas zhvatjes dhe përfitimeve personale. Të anketuarit e “Kosova Sot” megjithatë kanë pak shpresa te qeveria e re se ajo do të ndikojë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve pas ka një fillim të mirë.

Image

 

Nebih Begolli thotë se frikësohet që nuk mund të punojë, por shpreson. “Natyrisht frika është sepse nuk po shihet ende diçka. Po frikohem se qeveria do të mund të bëjë diç në këtë drejtim”.

Image

 

Besim Zymberaj mendon se është një fillim i mirë dhe kryeministri e ka filluar punë të mirë. “Tani sa do të ketë rezultat në këtë drejtim varet edhe nga puna ministrave zv/ministrave dhe shpresojmë që më në fund diçka po fillon për mirë”, është shprehur ai.

Image

 

Beqir Koxha thekson se objektivisht duke u bazuar edhe në planin e punës së qeverisë kjo qeveri e ka objektivin shumë të qartë, dhe po i kryen pa kompromis obligimet për mirëqenie më të mirë, porse duhet kohë për të dhënë rezultate.

Image

 

Ramadan Ferizi thekson se nëse shikohet programi i kësaj qeverie, janë disa pika të programit qeverisës për mirëqenien, por deri më tash nuk shihet ndonjë rezultat. “Për momentin nuk ka lëvizje”.

 (Kosova Sot)

19 orë e 22 minuta më parë