< Fillimi i mirë i punës së qeverisë “Haradinaj”? (Video) - TV - Kosova Sot
Fillimi i mirė i punės sė qeverisė “Haradinaj”? (Video)

Fillimi i mirė i punės sė qeverisė “Haradinaj”? (Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se përkushtimi i qeverisë po shihet çdo ditë. Ata thonë se shumë çështje të grumbulluar që kanë mbetur të pazgjedhura kanë filluar të zgjidhen, dhe punë po ecin si duhet

Image

 

Abaz Reçica thekson se është herët të japim një vlerësim, mirëpo me aq sa sheh ai ka një fillim të furishëm punës së qeverisë. “Kryeministri është duke punuar goxha intensivisht”.

Image

 

Vlazmin Maloku mendon se jo vetëm puna e qeverisë “Haradinaj”, por kush do tjetër qoftë në situata para zgjedhjeve  dhe në kohë fushate elektorale, mund të zbehte pak a shumë. “Por pas zgjedhjeve, mendoj se  do të ketë rezultate të prekshme”.  

Image

 

Rifat Syla sheh përmirësim e pozivitet në aspektin. “Na mbetet t ‘i urojmë punë të mbarë dhe ta vazhdon atë”.

Image

 

Hamit Hoti thotë se përkushtimi i qeverisë po shihet çdo ditë. “Shumë çështje të grumbulluar që kanë mbetur të pazgjedhura kanë filluar të zgjidhen, dhe punë po ecin si duhet. Vetë fakti i Trepçës, Pallatit të Rinisë, Ligjit për Prishtinës po dëshmon se qeveria po punon suksesshëm”.

 (Kosova Sot)

14 orë e 3 minuta më parë