< Shëndetësia lënë anash nga të gjitha qeveritë? (Video) - TV - Kosova Sot
Shėndetėsia lėnė anash nga tė gjitha qeveritė? (Video)

Shėndetėsia lėnė anash nga tė gjitha qeveritė? (Video)

Sipas të anketuarve të “Kosova Sot” për shkak të abuzimit dhe korrupsionit, shëndetësia është lënë pas dore nga të gjitha qeveritë dhe asnjëra prej tyre nuk e ka trajtuar me prioriritet.

Image

 

Xhemajl Osmani thekson se ai që shkon në sektorin e shëndetësisë shfrytëzon, korrupton e hanë atë që parashihet të bëhet për përmirësimin e shëndetit tonë. “Kur udhëheqësi e hanë djersën , paranë e shëndetësisë, nuk ka krim më të madh. Pacientëve u mohohen të drejtat dhe ky është krim”.  

Image

 

Ramadan Ahmeti konstaton se shëndetësia është lënë në këtë gjendje sepse përgjegjësit më shumë shohin interesin personal se sa atë shoqëror, në vend se t’ i kurojnë pacientët në institucione publike i detyrojnë të shkojnë në ato private e donacionet i orientojnë ku nuk duhet.

Image

 

Zeqir Kosokoviku thotë se  jemi shumë larg një shërbimit cilësor, pasi ka keqpërdorime. “Sa isha vetë i shtrirë shihja se si ‘zhdukeshin’ barnat, kushtet  ishin të këqija, më hidhej që vetë si pensionist t’ i blija çarçafët, apo mbulojat e shtratit”.  

Image

 

Naim Berisha pokështu se situata është e tillë për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe për shkak të keqpërdorimit të parasë  publike në vend. “Mendoj se qeveria dhe institucionet duhet të fokusohen më shumë në ruajtjen e buxhetit të Kosovës që të ketë buxhet më shumë edhe për shëndetësinë”.

 (Kosova Sot)

23 orë e 49 minuta më parë