Qytetarët të zhgënjyer në politikën kosovare (Foto/Video)

  • 13 November 2017 - 09:49
Qytetarët të zhgënjyer në politikën kosovare (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” janë të zhgënjyer me politikanët tanë duke i akuzuar se mendojnë për vete dhe familjarët dhe anashkalojnë brengat e mëdha të qytetarëve të papunë.

Image

Enver Redenica thekson se shumica e politikanëve tanë janë hajna, plaçkitës e mbase dhe kriminelë. “Ndaj një pjesë e madhe e qytetarëve janë të zhgënjyer nga premtimet boshe për punësime”.

Image

Shaban Shurdhaj thotë se politikanët tanë nuk bëjnë politikë por bëjnë vetëm hajni dhe tash 18 vite nuk bënë gjë për popullin e vuajtur. “Liderët e tashëm duhet larguar nga drejtimi i partive. Me ta nuk ka ardhmëri”.

Image

Naser Bytyqi thotë se ata i shikojnë vetëm interesat personale dhe jo të qytetarëve. “Ata po i mbushin xhepat e po vjedhin e plaçkitin paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve”.

Image

Sherif Uka konstaton se shumica  e politikanëve janë hajna dhe atyre nuk po ju intereson aspak fati i qytetarëve tanë por politikanët punojnë vetëm për veten e tyre dhe familjarët.

(Kosova Sot)