Privatizimi i paligjshëm solli papunësinë (Foto/Video)

  • 14 November 2017 - 10:28
Privatizimi i paligjshëm solli papunësinë (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot”  kanë vlerësuar se procesi i privatizimit sigurisht ka sjell vetëm papunësinë dhe mënyra e privatizimit të shumë ndërmarrjeve bëri që të mos ketë efekt pozitiv në punë por vetëm efekt negativ.

Image

Nderim Isufi thekson se më së shumti kanë pësuar punëtorët që kanë punuar aty sepse në vend që me privatizimet të ketë edhe projekte të reja për hapjen e vendeve të reja të punës këtu në të gjitha rastet thuaja kemi stagnuar.

Image

Hakif Krasniqi ka thënë se për këtë kohë nuk është dashtë që të ketë privatizime në Kosovë assesi, sepse gjysma e popullatës kanë mbetur pa punë dhe rinia po sillet rrugëve. “Pra Kosova nuk ka mbërri me këto privatizime asgjë veçse ka krijuar papunësi”.

Image

Bujar Abdullahu beson se privatizimi qe nisur për t’i sjell dobi Kosovës por duket se nuk është arritur qëllimi nismëtar. “Mënyra e privatizimit të shumë ndërmarrjeve bëri që të mos ketë efekt pozitiv në punë por vetëm efekt negativ”, është shprehur ai.

Image

Jasmin Elezi thotë se procesi i privatizimit sigurisht ka sjell vetëm papunësinë sepse ta zëmë në Prizren ka pasur dy, tri fabrika gjigande e të cilat tani nuk po punojnë dhe njerëzit kanë mbetur pa punë.

(Kosova Sot)