Kelmendi: Bisedimet në favorin e Serbisë (VIDEO)

  • 18 November 2017 - 17:54
Kelmendi: Bisedimet në favorin e Serbisë (VIDEO)

Rishikim të plotë të këtij dialogu në vijim, dhe autorizim të ri nga Kuvendi, kërkojnë edhe analistët politikë. Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Jeton Kelmendi konsideron se takimet e deritanishme në mes të Prishtinës dhe Beogradit kanë prodhuar rezultate, por rezultatet kanë shkuar kryesisht në favor të Serbisë.

"Takimet në mes të personazheve të fuqishme të politikës që janë bërë, janë bërë ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, dhe tani një taktikë apo lojë është zhvilluar nga të dy presidentët, sepse sikur në Serbi që kryeministri është bërë president, edhe në Kosovë Hashim Thaçi, nga ish- kryeministri ka arritur të bëhet president", tha Kelmendi. Mirëpo, ai thotë se për dallim që në mandatin e kryeministrit ,Thaçi kishte më shumë autoritet dhe mbështetje politike për ta vazhduar dialogun, tani si president që vjen nga një parti e ranguar e treta pas zgjedhjeve, fuqia mbështetëse e tij ka rënë politikisht, andaj edhe mund t'i kontestohet përfaqësimi i shtetit në vazhdimin e bisedimeve. Ai potencon se pala kosovare nuk duhet të frikësohet nga hapja e temave të mëdha, sikur është ajo ë dëmeve të luftës.

(Kosova Sot)