Ligjvënësit nuk mendojnë për popull (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Ligjvënësit nuk mendojnë për popull (Foto/Video)

Ligjvënësit nuk mendojnë për popull (Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” kanë vlerësuar se në Kuvend po prezantohen shumë elemente primitive. Ata thonë se është mirë që të ketë një përgjegjësi më të madhe ndaj fjalës, qasjes, vlerësimeve dhe se politikanët tanë e kanë shkatërruar Kosovën dhe s’kanë menduar për popull vetëm për interesa të veta

Islam Veliu thotë se Kuvendi po prezantohet me elemente shumë primitive, por është mirë që të ketë një përgjegjësi më të madhe ndaj fjalës, qasjes, vlerësimeve. “Ndërsa shumë punë të tij kanë mbetur peng”.

 

Image

Hasan Krasniqi thotë se ligje të mira po vijnë por problemi është se ato nuk po zbatohen në praktikë.

 

Image

Halim Qerimi thekson se këta nuk mendojnë për popull, dhe populli po vuan për çdo gjë” E kanë sjell popullin në gjendje varfërie. “Pra politikanët tanë e kanë shkatërruar Kosovën dhe s’kanë menduar për popull vetëm për interesa të veta”.

 

Image

Valmir Istogu konstaton se Kuvendi ka filluar mirë, i kanë mbajtur disa mbledhje dhe kanë marrë disa vendime. “Shpresoj se do të punojnë  më shumë për të mirën e këtij vendi”.

Image

(Kosova Sot)

9 orë e 38 minuta më parë
21/10/18