Politikanët e papërgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin (Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Politikanët e papërgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin (Foto/Video)

Politikanët e papërgjegjshëm po e rrezikojnë shtetin (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” thonë se pushtetarët tanë janë të papërgjegjshëm e të pandërgjegjshëm dhe për interesa të tyre personale po e rrezikojnë mbijetesën e shqiptarëve si popull.

Ahmet Kodra thekson se fajtorët janë,  presidenti,  kryekuvendari dhe kryeqeveritari  me sjelljet e papërgjegjshme  ndaj miqve, sidomos SHBA-ve. “Deshën anulimin e vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale”.

Image

.Ismail Hamiti thotë se Gjykata speciale ishte gabim. “Pushtetarët po e rrezikojnë shtetin për veten e tyre. Treguan se nuk janë në nivel dhe janë të pakujdesshëm  e të papërgjegjshëm”.

Image

Mirsad Krasniqi shprehet se pushtetarët janë të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm dhe po rrezikojnë mbijetesën e shqiptarëve si popull. “”Atdheu është në rrezik me heqjen e vendimit për gjykatën Speciale por deputetët e ndërgjegjshëm nuk votuan kundër saj”.

Image

Reshat Salihu thekson se vendi po rrezikohet se pushtetarët bëjnë ngritje pagash  për vete dhe kabinetin me 72 zëvendësministra.”Për stafin civil premtuan rrije vetëm 4 për qind dhe kjo tregon papërgjegjësinë e pushtetarëve që  mendojnë vetëm për vete dhe jo për qytetarët”.

Image

(Kosova Sot)

5 orë e 15 minuta më parë
16/07/18