Historia "triller" e “Gjyshes me pistoletë” (VIDEO)
Ajo quhet Parkashi Tomar, por në Indi e quajnë “Gjyshja me pistoletë”.
Një 80-vjeçare, qitëse-profesioniste, e cila ka fituar dhjetëra medalje nëpër gara, me gjithë moshën e thyer.
Në një rrëfim për BBC, Parkashi Tomar thotë se e ka nisur këtë sport vetëm në moshën 60-vjeçare dhe është stërvitur fshehurazi, nga frika se mos e vinin në lojë për moshën.
Por tashmë ajo është një personazh i njohur edhe në media dhe vajzat e reja e shikojnë si burim frymëzimi.
(Kosova Sot)