Përbindësh në liqenin e Prespës, media britanike publikon videon - TV - Kosova Sot
Përbindësh në liqenin e Prespës, media britanike publikon videon

Përbindësh në liqenin e Prespës, media britanike publikon videon

Mund të mendoni se është shaka, por tabloidet britanike kanë shkruar për një përbindësh që ndodhet në liqenin e Prespës në vendin tonë.

“Daily Mail”, “Mirror”, “Daily Star” flasin për një krijesë që është filmuar me kamera. Sipas tyre, bëhet fjalë për përbindëshin e Loch Ness, një legjendë që ekziston prej disa vitesh në shumë shtete evropiane. Disa besojnë në këtë legjendë, ndërsa të tjerë mendojnë se është thjesht një krijesë deti.

Kjo video, ku duket krijesa misterioze, është përhapur me shpejtësi në internet. Shumë përdorues të internetit kanë thënë me ironi se “përbindëshi ka shkuar me pushime në Shqipëri, larg shtëpisë së saj të zakonshme në Skoci, në liqenin Loch Ness”.

Një krijesë e tillë e ngjashme është zbuluar edhe në anën greke të liqenit të Prespës 5 vite më parë, shkruan “The Mirror”.
Publikimi i këtyre pamjeve të fundit nga Shqipëria ka bërë që një grup gazetarësh të huaj të nisin një investigim dhe udhëtuan në vendin tonë. Megjithatë, ata nuk arritën të gjenin asnjë shenjë të përbindëshit në anën shqiptare të liqenit të Prespës.
Po ju e besoni këtë legjendë?

(Kosova Sot)

23 orë e 38 minuta më parë
21/10/18