Mesazhi i pilotit turk duke bombarduar Sirinë bëhet hit në internet - TV - Kosova Sot
Mesazhi i pilotit turk duke bombarduar Sirinë bëhet hit në internet

Mesazhi i pilotit turk duke bombarduar Sirinë bëhet hit në internet

Pas ofensivës turke në Sirinë e Veriut kundër kurdëve të YPG në rrjetet sociale të vendit, si edhe në media, ka filluar një fushatë pro sulmit, duke shpërndarë video dhe foto nga aksioni.

Një ndër to është edhe videoja e një piloti avioni F-16 që mori pjesë në fazën fillestare të sulmeve mbi qytetin Afrin, i cili është nën kontrollin e kurdëve.

"Tani do ta njihni forcën e Turqisë ju tradhtarë", dëgjohet ai të thotë teksa hedh bombat.

Turqia është në ditën e tretë të sulmit në Siri, ndërsa ditën e djeshme u futën edhe këmbësoria.

 

(Kosova Sot)

3 orë e 10 minuta më parë
16/10/18