Shijoni këto momente historike: Një makinë Tesla në hapësirë - TV - Kosova Sot
Shijoni këto momente historike: Një makinë Tesla në hapësirë

Shijoni këto momente historike: Një makinë Tesla në hapësirë

Imazhi është befasues, i paparashikueshëm. Një makinë gjendet në hapësirë. Në timonin e saj gjendet një person me veshje të hapësirës, i cili ka vënë edhe rripin e sigurimit. Toka rri pas saj. Kjo nuk është Photoshop, por është e vërtetë, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Raketa u nis nga Florida të SHBA, ndërsa ky event u ndoq nga miliona njerëz.

Raketa “Falcon Heavy”, e miliarderit të suksesshëm Elon Musk, ka vetëm një ‘pasagjer’ në bord.

Bëhet fjalë për një manekin, të quajtur ‘Starman’, që ‘nget’ një makinë Tesla në hapësirë.

Pamjet e pabesueshme tregojnë panoramën nga brenda makinës, ndërsa në sfond luhet kënga “Jeta në Mars” e David Bowie.

“Starman” ka nisur kështu një udhëtim prej 400 milionë kilometrash drejt orbitës së Marsit.

Por miliarderi Musk e ka pranuar se SpaceX e ka dërguar raketën më larg në sistemin diellor nga sa ishte planifikuar.

Në mes të makinës shkruhet: “Don’t panic”.

“Është pak qesharake dhe budallallëk, por mendoj se gjërat qesharake janë të rëndësishme”, tha Musk.

Sa për informacion, makina është e ngulur në majë të raketës, në modulin e saj kryesor dhe ka pamjen më të mirë.

Raketa me makinën do të vazhdojë të rrotullohet ndoshta për miliona vite, derisa të shkatërrohet nga rrezatimi.

(Kosova Sot)

21 orë e 40 minuta më parë
27/05/18