Imazhet e publikuara, transmetojnë tmerrin e adoleshentëve gjatë aktit në Florida (Foto/Video)

  • 16 February 2018 - 14:53
Imazhet e publikuara, transmetojnë tmerrin e adoleshentëve gjatë aktit në Florida (Foto/Video)

Video dhe imazhe shqetësuese u morën nga studentët brenda shkollës së mesme "Marjory Stoneman Douglas" të mërkurën, kur Nikolas Cruz vrau 17 vetë, transmeton "Kosova Sot Online".
Imazhet e marra nga videot e një celulari të një nxënësi tregojnë trupin e pajetë të një vajze të shtrirë në mes të një klase me njolla gjaku gjithandej.


Nxënësit e tmerruar u detyruan të kalonin nëpër salla me gjak, për të dalë jashtë ndërtesës, duke kaluar nga disa trupa të tjerë të pajetë.
Cruz, gjuajti me armën e tij  në pesë klasa, përpara se të lëshonte armën dhe të ikte në këmbë të mërkurën pasdite, pëcjell "Kosova Sot Online".
Më vonë ai u tha hetuesve se 'zërat demonikë' i thanë atij të kryente sulmin.
Cruz u paraqit në gjykatë të enjten dhe u akuzua zyrtarisht me 17 akuza për vrasje me paramendim.

Pamjet poashtu tregojnë momentin, kur ekipet e specializuara SWAT, u dalin në ndihmë të mbijetuarve, dhe lehtësimin që ndijejnë nxënësit.

Image
Image
Image
Image
Image

 

 

(Kosova Sot)