Djali "pushtohet nga djalli" në avion, ulërin për 8 orë(Video)

  • 19 February 2018 - 12:22
Djali

Një pasagjer i nervozuar ka postuar një video duke treguar, sipas tij, "fluturimin e tmerrshëm" të tij me avion, ku një fëmijë qan dhe bërtet gjatë gjithë udhëtimit.

Fëmija jashtë kontrollit mund të shihet duke u ngjitur në majë të ulëseve dhe duke ulëritur ndërkohë avioni ende nuk ishte nisur, përcjell Albeu.com.

Djali u kthye në tmerr për udhëtarët pasi gjatë 8 orëve fluturim nga Gjermania në New Jersey SHBA nuk pushoi së qari.

Videoja u ngarkua në YouTube nga Shane Townley, e cila e përshkruante "britmat e vogëlushit përgjatë 8 orëve fluturim".

Në një moment fëmija fillon t'i bjerë edhe tavanit të aeroplanit.

 

(Kosova Sot)