Kosovën po e shkatërron ekonomikisht tenderomania (Foto/Video)

  • 27 February 2018 - 10:41
Kosovën po e shkatërron ekonomikisht tenderomania (Foto/Video)

Të anketuarit e “Kosova Sot” shprehen se njëra nga të këqijat më të mëdha që e ka goditur ekonomikisht Kosovën është tenderomania që ia zhvatë gjysmën e buxhetit Kosovës  

Image

 

Mirsad Krasniqi thekson se tenderomania është njëra nga të këqijat më të mëdha që na kanë ndodhur në Kosovë. “Përmes tenderëve bëhen hajnitë më të mëdha ndaj duhet bërë sa më parë prokurimin elektronik”.

Image

 

Skender Ramadani shprehet se pushtetarët e nivelit lokal e qendrorë kanë pasur synim vetëm tenderët që t’i marrin paratë dhe të pasurohen për vete. “Dhe derisa ne heshtim pushtetarët pasurohen me tenderët milionësh”.

Image

 

Behram Hoti thotë se një nga plagët më të thella që kërkon shërim të shpejtë është tenderomania. “Andaj sa më shpejt duhet bërë prokurimin elektronik në mënyrë që të ndalet kjo zhvatje e parasë publike”.

Image

 

Abedin Klajiqi shprehet se kjo është e keqja më e madhe që na ka ndodhur ndaj duhet bërë prokurimin elektronik sa më parë sepse gjysma e parave gjatë një viti nga 700 milion euro vidhen përmes tenderëve.

(Kosova Sot)