Klanet në parti nuk duan reforma(Foto/Video)

  • 28 February 2018 - 13:32
Klanet në parti nuk duan reforma(Foto/Video)

Qytetarët e anketuar nga “Kosova Sot” vlerësojnë se partitë krijuan kultin e individit dhe nuk janë reformuar

Image

 

Anton Nokaj thotë se te ne sidomos pas luftës janë formuar ato parti, kanë formuar lidershipin e tyre dhe thjesht e kanë krijuar një bllokadë të tyre ku secili shkon me vota që ta ruajnë atë lidership.

Image

 

Jakup Shabani thekson se është e vërtete se secila i kërkon së pari interesat e tyre, vetjake, duke mos punuar dhe vepruan për interesa të përbashkëta. “Dihet se shqiptarët kanë inate me vete dhe inati pengon zgjedhjen e çdo problemi. Më e keqa është se nuk mund të ecim përpara”.

Image

 

Naser Sherifi thotë se është kulti i individit dhe ne u përtojmë reformave, u përtojmë ndryshimeve jo që se nuk e dimë që duhet të bëjmë ndryshime por mungon vullneti. 

Image

 

Ali Hoxha shprehet se edhe populli i ka fajet pasi të njëjtit njerëz i votojmë çdo herë. “Populli duhet ta marrë iniciativën dhe t’i kërkojnë më të mirët. Ai që premton pak dhe që realizon më shumë e jo ai që premton  shumë dhe realizon pak”. 

(Kosova Sot)