Qytetetarët mendojnë se Qeveria duhet të bie(Foto/Video)

  • 21 March 2018 - 11:51
Qytetetarët mendojnë se Qeveria duhet të bie(Foto/Video)

Qytetarët e anketuar vlerësojnë se vendit i duhet një brez i ri politik, pasi as kjo qeveri nuk po bën ndonjë gjë pozitive

Image

 

Selatin Fazliu mendon se Haradinaj po punon mirë, por ka bërë disa veprime të gabuara, siç ishte rritja e rrogave për vete dhe zyrtarët e tij. “Mendoj se më parë do të duhet që kryeministri të kujdes për pensionistët dhe invalidët.

Image

 

Shpetim Krasniqi i preferon kryeministrit që të tërhiqet krejt, sepse ka ra në grackën e atyre që ishin më herët. “Mendoj se duhet të bie krejt kjo qeveri dhe të vijë një klase e re politike”.

Image

 

Muhamet Tafilaj shprehet se nuk ka qeveri të keqe, por ka në mesin e tyre njerëz të këqij. “Përndryshe ne duhet të jemi të kënaqur me punën e kryeministrit tonë”.

Image

 

Besim Dumnica mendon se nuk e ka arsyetuar besimin që e ka marrë nga populli pasi krejt atë që e ka bërë është në kundërshtim me premtimet e tij gjatë fushatës, posaçërisht me zv. Ministra.

(Kosova Sot)