Shqipëria ua bllokon miellin, Kosova amniston Shkëlqim Devollin (Video)

  • 17 May 2018 - 10:48
Shqipëria ua bllokon miellin, Kosova amniston Shkëlqim Devollin (Video)

SKANDALOZE: QYTETARËVE PO U SHITEN KRUNDET PËR MIELL BUKE 

Qarri: Prokuroria e kapur nga grupi 'PRONTO' lejojnë Shkëlqim Devollin t'u servojë qytetarëve të Kosovës për ushqim krunde pa proteina, në vend të miellit human për bukë!

qim krunde pa proteina, në vend të miellit human për bukë! "Tani, topi është në fushën e institucioneve të Kosovës, të cilat edhe po i pyesim si po lejojnë këto institucione, edhe Prokuroria në Kosovë, që Shkëlqim Devolli t'u shet qytetarëve krunde pa proteina, në vend të ushqimit human për bukë? Pse institucionet në Kosovë nuk e kanë një rregullore që përcakton limitin e proteinave në miell, por po lënë hapësirë manipulimi kriminal edhe duke i trajtuar qytetarët si kafshë dhe duke lejuar mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli që të shesë krunde e të deklarojë se po shet miell për bukë?", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot". Ndërkaq, profesor Muhamet Kelmendi thotë se " nën dirigjimin e Baton Haxhiut, Devolli ka blerë miell për kafshë në Serbi dhe të njëjtin miell, pa proteinë dhe shumë të rrezikshëm për shëndet, e shet në Kosovë dhe në Shqipëri" 

Më nuk e kanë një rregullore që përcakton limitin e proteinave në miell, por po lënë hapësirë manipulimi kriminal edhe duke i trajtuar qytetarët si kafshë dhe duke lejuar mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli që të shesë krunde e të deklarojë se po shet miell për bukë?", thotë analisti Bislim Aliu për "Kosova Sot". Ndërkaq, profesor Muhamet Kelmendi thotë se " nën dirigjimin e Baton Haxhiut, Devolli ka blerë miell për kafshë në Serbi dhe të njëjtin miell, pa proteinë dhe shumë të rrezikshëm për shëndet, e shet në Kosovë dhe në Shqipëri" Më në fund, pasi lajmi mori dhenë për depërtimin e miellit jokualitativ në tregun e Shqipërisë, të eksportuar atje përmes Kosovës nga kompania e Devollëve, Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet edhe për kompaninë e Shkëlqim Devollit për import të miellit në Shqipëri nga Kosova dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 35 tonë miell të kompanive kosovare, pra edhe të kompanisë së Shkëlqim Devollit, pasi që dyshohet se malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës. Analistët pyesin se si po lejojnë institucionet dhe Prokuroria në Kosovë që Shkëlqim Devolli t`iu shesë krunde pa proteina në vend të miellit human për bukë e ushqim të qytetarëve? Pse ,sipas analistëve, qëllimisht institucionet në Kosovë nuk kanë një rregullore që përcakton limitin e proteinave në miell dhe qytetarët trajtohen si kafshët, duke e lejuar mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli që të shesë krunde e ta deklarojë se po shet miell human për bukë?! Analistët po ashtu pyesin: "Deri kurProkuroria Speciale do të mbyllë sytë para fakteve se Shkëlqim Devolli po u shet qytetarëve në Kosovë krundet për kafshë, ndërkaq që rrejshëm, me qëllim mashtrimi, e deklaron për "miell për bukë" me emërtimet DELLINO, FINESA, SOFRA?! Deri kur deputetët e Kuvendit të Kosovës do të heshtin për rrezikun në shëndet dhe mashtrimin që po u bëhet qytetarëve, si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri, e çdo kund ku flitet shqip? Deri kur Shkëlqim Devolli do të jetë mbi ligjin dhe do të helmojë dhe mashtrojë qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri? Deri kur qytetarët shqiptarë do të hanë bukë prej krundeve për kafshë të Serbisë, edhe atë nën regjinë e Shkëlqim Devollit dhe klanit 'Pronto' të bashkë-inkriminuar?!"

Veprime mafioze dhe klienteliste

Këto pyetje u janë dërguar të gjitha institucioneve relevante të Kosovës: AVUK-ut, Ministrisë së Bujqësisë, Zyrës së kabinetit të Qeverisë 'Haradinaj', Prokurorisë Speciale dhe Prokurorisë së Shtetit, por nuk kanë dhënë asnjë përgjigje apo koment të ndonjë natyre tjetër sqaruese. Po ashtu pyetja u është dërguar edhe Shkëlqim Devollit dhedeklaruar. Gjykimi rreth kësaj çështje mbetet vetëm në rrafshin e analistëve politikë dhe të qytetarëve që e konsumojnë këtë produkt,pasi as institucionet e as "M-Sillosi" dhe Shkëlqim Devolli nuk denjojnë të flasin,për arsye që vetëm ata i dinë. Analisti politik Gani Qarri tha për "Kosova Sot" se fatkeqësisht, përkundër të gjitha premtimeve për luftimin e dukurive negative dhe kontratave të dëmshme, me potenciale të mëdha keqpërdorimesh nga kompani të inkriminuara dhe biznese korruptive, ato jo vetëm se nuk u ndalën asnjëherë, por u zgjeruan dhe u thelluan edhe më tepër, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri."Lidhjet e thella të oligarkisë mafioze të Kosovës, si puna e kompanisë së inkriminuar të Shkëlqim Devollit me zyrtarët e lartë të Prishtinës, por edhe ata të Tiranës, po dëshmohen qartë e katërçipërisht në të gjitha drejtimet dhe sferat e jetës në vend. Kjo flet hapur për veprimet mafioze dhe klienteliste jo vetëm të grupeve kriminale e të interesit, por edhe të vet pushtetarëve më të lartë, të inkriminuar në Shqipëri, të cilët për përvetësime monetare dhe grumbullimin e sa më shumë parave janë në gjendje që ta helmojnë edhe popullin e vet me krunde të shitura për bukë dhe miell të kontaminuar të Serbisë", u shpreh ai."Sot jemi dëshmitarë që jo vetëm se institucionet përkatëse dhe prokuroria e kapur nga grupi 'PRONTO' lejojnë Shkëlqim Devollin t'u servojë qytetarëve të Kosovës për ushqim krunde pa proteina, në vend të miellit human për bukë, por të njëjtën gjë, si në Kosovë, e bën edhe qeverisja "simotër" në Shqipëri dhe pothuajse nuk ndryshojnë për asnjë milimetër në veprimet e tyre kriminale", vijoi më tutje Qarri."Sado që pushtetarët e Prishtinës dhe të Tiranës zyrtare ende nuk e pranojnë hapur se ata prej Devollëve kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin kompensime të mëdha financiare, vetë kontaktet e pareshtura e misterioze ndërmjet tyre, kontratat milionëshe dhe lidhjet e pashkëputura me kompaninë e inkriminuar të Devollëve, dëshmojnë haptazi se interesi ata jo vetëm që i ka bashkuar dhe bërë "miq të përhershëm", por edhe i ka shndërruar në bashkë-ortakë të pandashëm me Devollët, të cilët përfitimet më të mëdha financiare, të kundërligjshme dhe kriminale, i ndajnë bashkë me ta", tha Qarri për "Kosova Sot". 

BADALLAJ: DOGANA E KOSOVËS, NË FAKT KJO QUHET DOGANA DEVOLLI!

Sidoqoftë,analisti politik Reshat Badallaj është optimist se, pavarësisht që ka një heshtje dhe mosveprim nga Prokuroria e Kosovës,as reagim nga institucionet e tjera të thirrura për ndalimin e kësaj tregtie kriminale banda Devolli do t'ju zërë kokën duke u kapur nga drejtësia në Shqipëri."Bandës serbiane, mafio-oligarkëve të kanaleve të nëntokës kriminale,ka filluar tashme t'í përgatitet laku në fyt.Gjithandej po vërtetohet se kjo bandë vagabondësh,të ndërsyer nga Serbia fashiste,kishin vetëm një qëllim se si të shkatërrohet Kosova,si të dëmtohet e ekonomia e saj,si të dëmtohet buxheti i shtetit,si të vriten dhe të helmohen qytetarët e saj dhe të tridhen që të mos të shtohen", vlerësoi ai."Mos mendoni se kjo bandë vrastare ka punuar pa planet serbe.Këta dihet se në përgjithësi tërë mallin e marrin nga Serbia fashiste dhe e shpërndajnë vetëm ku flitet shqip.Ja shembulli më i freskët.Kriminelët e bandës serbiane Devolli pastruan stallat e Serbisë,morën krunde të mykura me simptome kancerogjene dhe ia mësynë Doganës së Kosovës,kush e ngacmon trurin më thellë,në fakt kjo quhet DOGANA DEVOLLI,fusin krunde për t´u ikur tatimeve,e marrin dhe e bëjnë tebdil miell dhe e shpërndajnë vetëm ku ka shqiptarë",tha ai."Vetvetiu shtrohet pyetja përse e ndaloi këtë 'miell'? Dallimi është se në Shqipëri nuk po i lë rehat edhe ambasadori amerikan z.Lu dhe se kanë filluar të bëhen disa ndryshime,që atje është mbushur kupa dhe nuk po pranojnë më të hapen sherre të reja dhe se askush më nuk po 'ia rrasë' spiunit të UDB-së serbe dhe këlyshit të Jovica Stanishiqit,Baton Haxhiut",tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot". 

KELMENDI: NË KËTË AFERË ME MIELLIN ËSHTË I INVOLVUAR EDHE BATON HAXHIU, I LIDHUR KËMBË E KRYE ME POLITIKËN!

Sipas profesor Muhamet Kelmendit,në këtë aferë që po ndodh me miellin është i involvuar edhe Baton Haxhiu,i lidhur këmbë e krye me politikën,prandaj tolerohet një krim i tillë."Krimi dhe korrupsioni nga Kosova për miell në Shqipëri qarkullojnë kryesisht nën kontrollin e Baton Haxhiut.Ky njeri si i përlyer dhe vegël e Devollit ka shfrytëzuar bukur lidhjet e krijuara përmes televizionit me kryeministrin në Tiranë,Edi Rama.Me ndihmën e tij dhe nën dirigjimin e Baton Haxhiut ka blerë miell për kafshë Devolli në Serbi dhe të njëjtin miell,pa proteinë dhe shumë të rrezikshëm për shëndet,e shet në Kosovë dhe në Shqipëri.Është e domosdoshme të hapen hetimet në të dy shtetet kundër këtij krimi makabër dhe tejet antinjerëzor të Baton Haxhiut dhe të Shkëlqim Devollit në emër të kompanisë Devolli",tha Kelmendi për "Kosova Sot".Ai pohon se krimi ka hyrë thellë në ekonomi,prandaj edhe kemi subjekte ekonomike të kriminalizuara."Mu për këtë kriminalizim mungon edhe stabilizimi ekonomik;mungon punësimi dhe kemi thjesht skllavëri moderne të mijëra vetave që punojnë në sektorin privat.Po ku është Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ku është Kuvendi? Natyrisht se është pyetje me vend.Ato dihet ku janë.Por,edhe njëra e edhe tjetra janë të kriminalizuara deri në dhëmbë",potencoi ai."Nuk mund të thuhet se Prokuroria dhe Aleksandër Lumezi nuk e dinë dhe nuk e njohin këtë krim.Ata e dinë mirë këtë kriminalitet dhe të gjithë kriminalitetet tjera.Por,lejohen,sepse kanë përfitime të mëdha.Kështu është gjendja edhe në Kuvend,në Presidencë dhe në Qeveri.Kudo kemi krim dhe ky krim pa WETTING kurrë nuk mund të luftohet",konsideron profesor Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".Gazetari i ka dërguar pyetje edhe Baton Haxhiut,për të marrë prononcimin e tij,por ai nuk është përgjigjur

ALIU: SI PO LEJOJNË KËTO INSTITUCIONE QË SHKËLQIM DEVOLLI T'U SHESË QYTETARËVE KRUNDE PA PROTEINA, NË VEND TË USHQIMIT HUMAN PËR BUKË?

Edhe analisti politik Bislim Aliu thotë se tani, derisa vepron drejtësia në Shqipëri, do të ishte absurdi më i madh nga institucionet e Kosovës nëse këto vazhdojnë të qëndrojnë në heshtje karshi këtij krimi."Në Shqipëri ka filluar hetimi për kompaninë e Shkëlqim Devollit për import të miellit nga Kosova në Shqipëri, në këtë drejtim u veprua shpejt edhe nga autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, i cili tani më ka bllokuar 35 tonë miell të kompanive kosovare, pra edhe të kompanisë së Shkëlqim Devollit, pasi që dyshohet se malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë ku përdoret për prodhimin e bukës.Është tani topi në fushën e institucioneve të Kosovës, të cilat edhe po i pyesim: si po lejojnë këto institucione, edhe Prokuroria në Kosovë, që Shkëlqim Devolli t'iu shet qytetarëve krunde pa proteina në vend të ushqimit human për bukë? Pse institucionet në Kosovë nuk kanë një rregullore që përcakton limitin e proteinave në miell, por po lënë hapësirë manipulimi kriminal edhe duke i trajtuar qytetarët si kafshë dhe duke lejuar mafio-oligarkun Shkëlqim Devolli që të shesë krunde e të deklarojë se po shet miell për bukë?", ka pyetur Aliu. "Duhet të deklarohet edhe Prokuroria Speciale se deri kur do t'i mbyllë sytë para fakteve të Shkëlqim Devollit , i cili po iu shet qytetarëve në Kosovë krunde për kafshë, ndërkaq rrejshëm deklaron 'miell për bukë', me emërtimet DELLINO, FINESA, SOFRA?!", tha Bislim Aliu për "Kosova Sot".

SHKODRA: SE KUR DO TË NDËRMARRË MASA PROKURORIA JAM SHUMË SKEPTIK, NGASE EDHE KËTË FARË VEPRIMTARIE POLITIKA E MBAN NË DRY!

Ndërsa analisti Shefik Shkodra po ashtu thotë se kjo është një aferë e hapur e shkatërrimit të shëndetit të qytetarëve shqiptarë."Para do kohe, kur është diskutuar publikisht në gazetën "Kosova Sot" për rastin e bukës prej krundeve, 'mielli' i importuar nga Serbia nëpërmjet tregtarëve Devolli asnjë prej partive në Kosovë nuk e ka përmendur këtë "tregti" të ndytë.As pozitë as opozitë.Personalisht kam qenë i befasuar.Së paku njëfarë formaliteti të bëhej nga ndonjë zyrtar.Me këtë u vërtetua se ekziston marrëveshje...Ministri i Ministrisë përkatëse nga Shqipëria reagoi dhe afera mori dheun.Ndërsa, Prokuroria e Kosovës heshti siç ka heshtur për shumëçka.U hesht tërësisht. Sërish shitet i njëjti miell atje e këtu.Marrëveshja oligarko-politike me ndërmjetësit është vijimi i shkatërrimit të shëndetit të banorëve shqiptarë, me miellin pa proteina të mjaftueshme", theksoi ai."Se kur do të ndërmarrë masa Prokuroria për të tilla krime jam shumë skeptik, ngase edhe këtë farë veprimtarie politika e mban në dry.Dhe, po të donin institucionet krimi i organizuar do të ndalej.Shqipëria është shtet që po përpiqet të bëjë vettingun", tha Shkodra për "Kosova Sot".

Qytetarët akuzojnë pushtetin e korruptuar

Qytetarët e anketuar nga gazeta akuzojnë politikën dhe drejtësinë kosovare për lidhje me Devollët dhe mosndalesë të shitjes së krundeve për miell buke. Qytetari Jetullah Beqiri thotë se për dallim nga institucionet e Shqipërisë këto në Kosovë nuk po reagojnë, pasi janë lidhur me krimin dhe nuk e kanë hallin e qytetarëve, por vetëm hallet e tyre personale, që duke u korruptuar të arrijnë sa të munden për t'u pasuruar."Këtu nuk ka interesim për popull. Këtu është vetëm interesimi personal i udhëheqësve tanë dhe nuk duan të dëgjojnë për asgjë tjetër. More këta po na shesin miell, more edhe të gjitha prodhimet tjera, prodhime edhe me afat të skaduar shiten vetëm për atë që është në pyetje interesi personal dhe jo për popull. Ky kështu është shtet vetëm si emër, por përndryshe këtu asgjë nuk po funksionon për t'u dukurtamam si shtet, sepse kam lexuar një ditë që thuhet se më të korruptuarit janë qeveria, prokuroria dhe gjyqësia", tha Beqiri. Po këtë mendim e ka edhe qytetari Rizah Krasniqi."Kjo është një prej dukurive që po ndodh, përdorimi i miellit, i cili nuk është i dedikuar për qytetarët, për njerëz, por që po përdoret edhe për njerëz dhe pa dilemë ai miell është i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. E pse dikush nuk po merr iniciativë apo nisma për me ngritë këtë çështje dhe për të bërë hetime për këtë problem, për këtë aferë që dëmton shëndetin e qytetarëve, problemi qëndron në atë se organet të cilat duhet të merren me zhvillimin e hetimeve janë organe 100% të korruptuara. Jo vetëm prokuroria dhe gjykatat, por duke u nisur nga më të ulëtat e deri në maje, me polici e me të gjitha të korruptuara, është një korrupsion i jashtëzakonshëm", theksoi Krasniqi. Për fat të keq, ai thotë se edhe kur ka ndonjë rast të inicimit të hetimit apo gjykimit të ndonjë afere të madhe kriminale ato raste ose po mbeten në gjysmë ose po intervenon dikush që të ndërpriten apo mbyllen akoma pa u hapur. Sipas tij, me këta njerëz të papërgjegjshëm në Kosovë kurrë nuk do të ketë zgjidhje të problemeve në interes të qytetarëve.

(Kosova Sot)