Qytetarët pjesërisht të kënaqur me shërbimet e administratës publike(Foto/Video)

  • 23 May 2018 - 11:30
Qytetarët pjesërisht të kënaqur me shërbimet e administratës publike(Foto/Video)

Qytetarët kanë përvoja të ndryshme me shërbimet administrative dhe janë pjesërisht të kënaqur

 

Naim Berisha thotë se administrata publike në Kosovë është pak problematike. “Që nga pas lufta kemi një përmirësim të shërbimeve të kësaj administrate dhe mangësia kryesore e kësaj është kthimi i përgjigjeve të cilat në shumicën e rasteve nuk kthehen fare”.

Image

 

 

Murat Lepaja shprehet se është një përmirësim i dukshëm i shërbimeve  profesionale, qoftë këtyre komunale, më pak kam pasur 
punë me ato qendrore, por vërehet një përmirësim i dukshëm dhe pse është përmendur që në të gjitha komunat të bëhet digjitalizimi, ende nuk është arritur të bëhet kjo.

Image

 

 

Selim Liman në bazë të përvojës së tij thotë se për letërnjoftim dhe pasaportat shërbimi ka qenë në rregull.” Por, në një zyrë të Komunës , në komunën e vjetër që i thonë aty nuk kam kaluar mirë, ndërsa në një zyrë tjetër të Komunës së Prishtinës, kur shkova për të nxjerrë dokumente më kam pritur shumë keq”.

Image

 

 

Ilmi Boshnjaku thotë se ndjehet pjesërisht i kënaqur me shërbimet në administratën publike. “Ka përmirësime po duhet ende të ketë përmirësime në këtë drejtim”. 

Image

 

(Kosova Sot)