Reagimi i 5-vjeçarit kur kupton se do bëhet me vëlla (Video)

  • 28 August 2015 - 21:37
Reagimi i 5-vjeçarit kur kupton se do bëhet me vëlla (Video)

Një djalë 5-vjeçar lumturohet kur merr vesh se do të bëhet me një vëlla. Gjatë një udhëtimi me mamin e tij ai merr vesh lajmin e bukur.

Ethan Bromby shikon me habi fotot me ultratinguj të mamasë së tij Sarah që i tregon atij lajmin emocionues. Në fillim kur 5-vjeçari shikon fotot mendon se është ai kur ka qenë në barkun e nënës.



Por, Sarah i shpjegon atij se po pret një fëmijë dhe ai do të bëhet vëlla. Djali i thotë me gjithë kënaqësi: “Unë jam duke u bërë vëllai i madh… Shpresoj që nuk po bën shaka me mua.”

Pasi mamaja e bindi atë se ajo nuk po bënte shaka, ai tha me krenari se do t’i tregonte mësueses së tij për lajmin dhe ta pyeste atë në qoftë se ai mund ta mbante.

Videoja emocionuese është postua nga vetë Sarah në rrjetin social “Facebook”.