Të qeshura dhe të lumtura, pa e ditur tmerrin që po vinte poshtë këmbëve të tyre (Video) - TV - Kosova Sot
Të qeshura dhe të lumtura, pa e ditur tmerrin që po vinte poshtë këmbëve të tyre (Video)

Të qeshura dhe të lumtura, pa e ditur tmerrin që po vinte poshtë këmbëve të tyre (Video)

Një mjeke dhe një infermiere po bisedonin dhe qeshnin midis tyre pasi u larguan nga puna në një klinikë mjekësore, pa e ditur se toka poshtë këmbëve të tyre do të shembej.

Trotuari ku ato po qëndronin, ra duke krijuar një gropë të madhe. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës.

Dr Suzan Kuday Bal?k dhe infermierja Ozlem Duymaz ishin të pavetëdijshme për atë që i priste pasi mbaruan ditën e punës rreth orës 4 pasdite me orën lokale.

Ngjarja u regjistrua të enjten në qytetin turk të Dijarbakir.

 

Çifti u "gëlltit" nga humnera e betonit dhe u mbulua me pluhur dhe mbeturina, duke rënë rreth tre metra në bodrumin poshtë. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në median turke.

Të dy gratë u dërguan në një spital aty pranë dhe fatmirësisht kanë vetëm plagë të lehta. Një hetim ka nisur rreth rastit.

 

(Kosova Sot)

2 orë e 1 minuta më parë
15/11/18