Sorra gjeti vendin më të pazakontë për të pushuar (Video)

  • 05 September 2015 - 11:04
Sorra gjeti vendin më të pazakontë për të pushuar (Video)

Në një mot me shi, shoferi aktivizoi komandën për pastrimin e xhamave, por në fshesat e xhamit kishte diçka të pazakontë.

Pikërisht në këto pajisje, po qëndronte një sorrë, e cila nuk lëvizte nga aty dhe shkonte poshtë e lartë, varësisht nga lëvizja e fshesave.

Vozitësi dhe pasagjeri tjetër në veturë, kanë qeshur me shpendin e zi, të cilit duket se i pëlqente luhatja fshesave të xhamave.

Kujtojmë se sorrat nuk janë shpezë të hutuara apo që mashtrohen lehtë. 

Në shumë eksperimente, ka dalë se sorrat janë shumë ta afta në zgjedhjen e enigmave dhe mbajnë mend gjatë.