Kësaj i thonë t’i shpëtosh vdekjes për një fije floku (Video)
Dy persona i shpëtuan vdekjes me shumë fat, pasi një makinë me shpejtësi u përplas në makinën e tyre, të ndaluar buzë rrugës.
Ngjarja ndodhi në Kontektikat, SHBA.
Policia po hetonte për një aksident të vogël, kur një makinë me shpejtësi humbi kontrollin dhe u përplas me makinën e ndaluar.
Një oficer policie tha se ishte një eksperiencë e frikshme.
Personi që shkaktoi aksidentin e rëndë është arrestuar.
Për fat ka shpëtuar pa shumë plagë.