Murgu mediton i ulur në ujë të vluar (Video)

  • 28 November 2015 - 18:02
Murgu mediton i ulur në ujë të vluar (Video)

Murgj të ndryshëm në Tajlandë janë raportuar se kryejnë forma të çuditshme të meditimit, që duket se i thyejnë edhe ligjet e fizikës.

Ndër format e çuditshme të meditimit është edhe qëndrimi në enë metale të mbushura me ujë dhe në zjarr.

Murgjit besojnë se lidhja që ata e bëjnë me Budën gjatë këtyre meditimeve i mban ata të sigurt dhe i bën që të bëhen një me universin, transmeton lajmi.net.

Kjo praktikë po vazhdon të përcillet edhe nga shumë budistë të tjerë të cilët e kalojnë këtë akt, që për ne duket të jetë më shumë një iluzion ose një trik magjik.