“Ndihmësi” i vogël i mamit (Foto/Video)

  • 06 February 2016 - 18:19
“Ndihmësi” i vogël i mamit  (Foto/Video)

Një video që ta ngrohë zemrën është duke mahnitur botën. Në videon e cila zgjat rreth 30 sekonda, që është shkarkuar nga “Viral Hog”, tregon dashurinë e një qenushit, duke u siguruar që “vëllai” i tij të mos mbetet i pambuluar, transmeton gazata Kosova Sot Online.

Videoja, që ishte filmuar nga e ëma e djaloshit të vogël, fillon me foshnjën e vogël, derisa po flinte i pa mbuluar. Më pas aty shafqet qenushi i zi që përmes hundës së tij vendos batanijen te këmbët e foshnjës.

Ai nuk ndalon derisa fëmija të mbulohet tërësisht, derisa qeni vazhdon ta përdorë pjesën e parme të fytyrës së tij që çarçafët e butë t’i ofrojë pranë foshnjës. Duke pushuar me rehati në shtratin e tij, djaloshi i vogël nuk lëviz fare derisa i ka  pëlqeyer ngrohtësia.

Që nga momenti kur videoja është postuar “online”, për të cilën besohet se është marë në Spanjë, tashmë ka më shumë se 200 shikime dhe komente.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image