E frikshme: Avioni nuk ulet dot në pistë nga era (Video)

  • 09 February 2016 - 12:12
E frikshme: Avioni nuk ulet dot në pistë nga era (Video)

Kjo nuk është një video për ata që e kanë frikë fluturimin!

Ajo tregon momentin e frikshëm kur një pilot detyrohet të braktisë uljen në një pistë në Britani për shkak të erërave të forta.

Avioni i Alitalia-s po fluturonte nga Milano për në Londër.

Piloti nuk u ul në tentativën e parë në London City Airport.

Megjithatë ai ia doli herën e dytë, më shumë se një orë më vonë.

Stuhia Imogen ka goditur Britaninë, duke shkaktuar probleme të shumta.

15 mijë njerëz mbetën pa energji për shkak të kësaj stuhie.

(Kosova Sot)