Roman dashurie: Mbrojtësi (13)

  • E.K /
  • 05 February 2022 - 16:11
Roman dashurie: Mbrojtësi (13)

- Do të mundesha të imagjinoj tregime e tregime, që të them se kam thirrje nga adresa përtej rrugës, e do të mund të tregoja se dhe ta pranoj se mirë e kam kujtuar këtë ndërtesë kur të kam bindur që të të mos shkon në shtëpi. A e di, nganjëherë jam këtu në lagje dhe, pres që mos po të takoj. - Çfarë ka nga kjo e vërtetë? - Provoje vet për t'ia qëlluar. Valdetja e di se do të duhej t'i vinte turp jo vetëm se atë mëngjes kishte ikur nga shtrati i tij de më nuk i ishte lajmëruar dhe për faktin se ai po mendonte për të. Si do të mund t'i pëlqente një vajzë dikujt të cilën një mashkull tjetër e ka dhunuar? Mirëpo, derisa kishte qëndruar me të në rrugë, krejtësisht e kishte harruar të ftohtët dhe aspak nuk po i vinte turp.

Thuajse pranë tij po ndihej e sigurt. - Dëgjo Dreno, të kam borxh një kërkim falje. Atë mëngjes jam zgjuar herët, e kam kuptuar se do të vonohesha për në punë, kështu që kam shkuar shpejt nga aty. - Ta kam lënë numrin tim, por ke mundur të më thërrasësh, por nuk e ke bërë këtë. Mirë, në rregull. E kam kuptuar se nuk dëshiron të më thërrasësh dhe mirë. Jam vetëm i zemëruar në ty pse banesën e kishte lënë derën hapur. Sikur të më kishe treguar, do të arrija dhe do ta ndaloja plaçkitjen. Ajo u zbeh. - Plaçkitjen? Vallë, të kanë plaçkitur? - Po, atë mëngjes. Dikush e kishte vërejtur se derisa ishte e hapur, ishte futur brenda dhe kishte marrë të gjitha gjërat me vlerë. - O Zot, sa shumë po më vjen keq. Fajet i kam unë, më duhet ta kompensoj dëmin.

Fytyra e Drenin filli të qeshte si një djalosh problematik që ishte. - Po tallem pak me ty, vetëm që ta kthej për ndjenjën e shokut që e kam ndjerë kur jam futur në shtëpi, e kam parë shtratin e zbrazët me numrin tim të telefonit aty ku e kam lënë, e nuk kam gjetur asnjë porosi nga ti. Tani edhe Valdetja po qeshte. Përnjëherë i kishte rënë në mend se po e priste edhe Ganja, e dridhur nga kriza e duhanit. - Më duhet të shkoj, motra ime më pret. - Në rregull. Më vjen mirë që të takova. - Edhe mua... tung. - Tung. Janë shikuar për disa sekonda,e më pas secili u nis në drejtimin e vet. Valdetja kishte ndjerë se kishte humbur diçka. Hapat i kishte gjithnjë e më të rëndë. Dhe para se Dreni të futej në taksinë e tij, ajo u kthye dhe e ka thirrur. A po vjen lart për një gotë me çaj, këtë ta kam borxh? Nuk kishte nevojë që ta bindte. - Vetëm po parkoj, që të mos e lë veturën në mes të rrugës. - Në rregull, unë po shkoj lart, e ti eja lart. Kati i tretë, banesa numër 8. Kishte pranuar që t'ia shpjegojë se si të sillej me mysafirin e rëndësishëm. /vijon/

(Kosova Sot Online)