Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (4)

  • E.K /
  • 24 March 2022 - 15:52
Ngjarje e vërtetë: Faji i nënës më la i dashuri (4)

Kisha hapur sytë. Kam provuar të them ndonjë fjalë, por nuk po më shkonte për dore. Kam urryer faktin kur ajo grua ka trokitur në derën time. Çfarë kishte dëshiruar? Të ma shkatërrojë jetën të cilën e kisha ndërtuar larg saj dhe ndikimit të saj. Gjithmonë isha krenare për faktin se sa shumë dalloje me të. Gjithë jetën jam munduar që këtë ta dëshmoj. Por, a e ka thënë Roberti të vërtetën? A i ngjasoj aq shumë asaj? Këtë kam refuzuar edhe ta mendoj. Jo, kjo nuk ishte e vërtetë. Gjithçka që ma kishte thënë, e kishte thënë si pasojë e mllefit.

E këtë në atë moment edhe e kishte menduar. Nuk duhej të dyshoja në këtë. Koka rrallëherë më dhembte, por në ato momente kisha përshtypjen se do të pëlciste. Mbrëmja që duhej të ishte vetëm jona, u shndërruar në ferrin që kurrë se kisha menduar. - Ndoshta jam më e keqe se ajo, por nuk do të lejojë që të më bëjë mua budalla. Asgjë nuk i kam borxh, pos jetës. - A mos është pak kjo - Roberti u nis drejt kuzhinës. Sillej sikur unë nuk isha e pranishme. Zemërimit tim nuk i shihej fundi. Më dukej s epo rritej nga momenti në moment. Nëse grindja ka filluar, do të duhej edhe të përfundonte.

Nuk kisha ndërmend të dorëzohem. Konsideroja se kisha të drejtë dhe asgjë nuk më ndalonte që drejtësinë ta nxjerrë në pah. Jam nisur drejt Robertit. Po qëndroja para tij, me duart e kryqëzuara në gjoks. - Mund të mendosh për mua çfarë të duash, por unë nuk do t'i ndihmoj. Përse po kthehet në jetën time, nëse kishte shkuar para disa shekujve? E urrej - isha tmerruar. - Nuk është mirë kur njeriu rritet në urrejtje - Roberti tha. - Askush nuk më ka rritur ashtu. Unë e di sa shumë kjo grua e ka lënduar gjyshen time. Dhimbjen time mund t'ia falja, por dhimbjen e gjyshes. Nuk dua dhe nuk dëshiroj - po mbushesha.

 Jam i lodhur. Po shkoj në shtëpi - Roberti as më shikoi. Vetëm disa momente më pas, mbeta vetë. Po sillesha përreth vetes. Nuk po e kuptoja sjelljen e Robertit. Po i qëndronte përkrah gruas e cila ma kishte shkatërruar jetën. Kam pirë aspirinë dhe jam nisur drejt banjës. Kam bërë dush dhe jam shtrirë edhe pse e kam ditur se nuk kam gjumë. Vizita e sotme ka zgjuar shpirtrat dhe ata më kanë pushtuar. Kam kujtuar gjithçka që kam përjetuar, çdo mbrëmje kam imagjinuar për atë që kurrë nuk do të realizohet. Nënë kurrë nuk kisha dhe me këtë jam qetësuar.

Gruaja që kishte trokitur në derën time nuk kishte lënë asnjë emocion të mirë te unë. Përse do të aktroja më ndryshe? Po e përjetoja realitetin, po flisja dhe për asgjë nuk po dorëzohesha prej saj. isha e gatshme për secilin çmim, për gjithçka, por do të jetë ashtu siç unë mendoj se duhet të jetë. Jam rrotulluar në shtrat deri në mëngjes. Po mundohesha të mos e mendoj të kaluarën, së paku jo të keqen. Nga kujtimet e së kaluarës po kujtoja vetëm të bukurat.

Kur zgjohesha më kujtohej ajo që kishte ndodhur dhe më kujtohej gjithçka. Nëse e kaluara po trokiste në derën time, unë atë derë nuk është dashur ta hap. Herën tjetër do të veproj ashtu. nëna le të mbetej jashtë derës time, sepse nuk ka merituar asgjë. Në dy ditët tjera asgjë nuk ka ndryshuar. Kam shkuar në punë dhe jam kthyer e pikëlluar. Po sillesha në shtrat. Kisha frikë se nëna përsëri do të më vizitonte. (vijon)

(Kosova Sot Online)