Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (2)

  • E.K /
  • 23 April 2022 - 16:36
Ngjarje e vërtetë: Më tradhtonte sa herë i jepej mundësia (2)

Ta kaloja pushimin pa të, më dukej e pandershme. Që të mos e shikoj disa ditë apo disa javë? Po e rrotulloja kokën. Zemra kurrsesi nuk e pranonte këtë. Ky ishte arsyetimi im. Unë më së miri e dija sa më lëndonin tradhtitë e Robertit Zemra më rridhte gjak pandërprerë. Nga përqafimi i një gruas tjetër vinte tek unë. Derisa kthehej, isha në gjendje të përpijë të gjitha. Të gjithë kanë provuar të m'i hapin sytë, por se ato ishin të hapur. Kjo edhe ishte më e keqja. I dija që të gjitha, për të gjitha isha e vetëdijshme, por edhe e pafuqishme të ndërmarr diçka. Kisha frikë jetën pa të, e jeta me të ishte një ferr i vërtetë. Xhyla kishte të drejtë.

Fuqia po më mbaronte. Kisha humbur vullnetin dhe hovin, për punë dhe të gjitha. Të shkoj në pushim? Kisha nevojë, më duhej. Kam ndjerë se si lotët po më rridhnin në faqe. U ngrita. Me mllef i kam fshirë lotët. Për vete kam menduar se nuk isha grua e dobët, sepse nuk isha, përpos nëse anashkaloj dobësinë ndaj Robertit. Jam nisur drejt dhomës sime. Aty kam përjetuar shumë mbrëmje të mira, shumë lumturi dhe pikëllim. Pikëllimi ishte më i theksuar. Ka kaluar koha kur kam menduar se ai do të ndryshonte. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, as që ka për të ndodhur ndonjëherë. Tradhtitë e tij gjithnjë e më shumë po shpeshoheshin. Jam ulur në shtrat. Kam marrë fotografinë e tij. Kam mundur të qëndroj me vite në atë pozitë dhe ta shikoj atë fotografi të hatashme. Po, kjo ishte fjala më e butë që kam mundur ta përdor. Roberti ishte kaq i bukur, saqë secila femër e dashuronte,e ky edhe ishte mllefi im. E pasi që fermat ishin pika e dobët e tij, ai kurrë nuk e lëshonte rastin të merrte atë që I ofrohej. Kishte flokun e errët, kishte sytë e mëdhenj me ngjyrë të kaltër si qielli. Hundën e rrafshët, buzët e plota, një mjekër të fortë dhe të vendosur mirë, derisa kishte qerpikë të mëdhenj. Askush nuk ishte aq i bukur. Derisa fotografinë po e mbaja në dorë dhe po e shikoja, po më dridheshin duart.

Në ato momente, sa isha e lumtur po aq e pikëlluar, po më kujtohej momenti i parë kur e kisha takuar atë. Kjo ishte pikërisht para pesë viteve. Ne ishim martuar vetëm disa javë, pasi që ishim takuar për të parën herë. Në fillim më dukej se po i përjetoja ëndrrat e mija më të bukura, por me kalimin e kohës, e kam vërejtur se ato ishin vetëm ëndrra që zgjasin shkurt, dhe se duhej të zgjohesha në realitetin e hidhur. Roberti dëshironte vetëm të hollat, të holla dhe vetëm të holla, e mirë e dinte se edhe në çfarë mënyre do t'i fitonte. Unë kisha shumë të holla, sa që gjithë jetën nuk mund t'i shpenzoja. E kam mbushur me të holla, e kam mësuar me ato që jetonte shoqëria e lartë. Ishte nxënës i mirë. Shumë shpejt u kishte mposhtur të gjithë dhe kishte kuptuar përparësitë që ia sillnin të hollat. Me të hollat vijnë dhe fermat, megjithëse isha e bindur që edhe pa to mund të kishte shumë femra. Jam dridhur kur dëgjova hapjen e derës. E dija se ishte ai. Hyri në dhomë dhe vetëm më vështroi me shikim. Asnjë fjalë nuk ma tha. Shkoi në banjë dhe kishte qëndruar pothuajse një orë. Për ato momente, kam tentuar ta fitoj betejën me zemrën time. (vijon)

(Kosova Sot Online)