Ushtari qëllon për vd'ekje kolonelin më pas vr'et edhe veten

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 10:10
Ushtari qëllon për vd'ekje kolonelin më pas vr'et edhe veten

Një vrasje shtetërore është shënuar në Ugandë. Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare ka qëlluar për vdekje një zv/ministër. Koloneli në pension Charles Okello Engola, i cili ishte zëvendësministër për çështjet gjinore dhe punës, u qëllua në shtëpinë e tij mëngjesin e së martës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk dihet ende nëse ka pasur një debat mes ushtarit dhe kolonelit Engola. Ushtari më pas qëlloi veten për vdekje.

Kolonel Engola ishte një zyrtar i lartë dhe më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i Mbrojtjes. Kryetari i parlamentit të Ugandës konfirmoi vdekjen e Kol Engola në një deklaratë të shkurtër ndërsa kryesonte seancën e mëngjesit.

(Kosova Sot Online)