Në këtë shtet NATO fillon manovër të gjerë në rast sulmi

  • A.P /
  • 06 March 2024 - 17:12
Në këtë shtet NATO fillon manovër të gjerë në rast sulmi

Në veri të Norvegjisë, NATO filloi një manovër në shkallë të gjerë, me të cilën synohet të trajnohet aftësia mbrojtëse e aleancës në rast sulmi. Në manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

NATO ka reaguar ndaj gjendjes së ndryshuar të sigurisë me një seri manovrash me emrin "Steadfast Defender". Për këtë seri manovrash do të mobilizohen gjithsej 90.000 ushtarë. Nga e enjtja partnerë të NATO-s- trajnojnë me një manovër në shkallë të gjerë  "Nordic Response 2024" si të mbrohen në rast të një sulmi ndaj territorit të aleancës. Në këtë manovër marrin pjesë edhe 1500 ushtarë të Bundeswehrit. Me këtë ushtria gjermane kërkon të mbledhë përvojë ushtarake në kushtet klimatike arktike. Në skenarin e trajnimit, ushtarët gjermanë duhet të marrin me një kundërsulm territore të zëna nga një pushtues që nga Alta në veri të Novergjisë më tej në jug. Në këtë manovër marrin pjesë 20.000 ushtarë nga 13 shtete anëtare të NATO-s, mes tyre edhe Finlanda dhe Suedia, që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës vendoën t'i bashkohen NATO-s. Për këtë manovër shtetet anëtare përdorin një spektër të gjerë të sistemeve të armëve, mes tyre 100 avionë si edhe fregata dhe nëndetëse.

Pistorius: Këtu piqen bashkë shumë gjëra që ne i njohim shumë pak në Europën Qendrore

Para fillimit të manovrës së NATO-s, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius shkoi në Altan norvegjeze. Të mërkurën ai vizitoi një stacion të ushtrisë norvegjeze në kufi me Rusinë dhe ofroi një bashkëpunim më të madh të Bundeswehrit në veri edhe pse bota për momentin i ka drejtuar sytë nga Ukraina dhe Lindja e Afërt. Një pjesë e rëndësishme e fuqisë ushtarake të Rusisë është mbledhur në veri, ka thënë Pistorius. "Këtu kalon trafiku, këti kryqëzohen nëndetëset. Këtu piqen bashkë shumë gjëra, për të cilat ne kemi shumë pak njohuri në Europën Qendrore.

Norvegjia kufizohet në veri me një kufi 198 km me Rusinë. Qyteti tjetër më i madh rus është Murmansk, ku gjendet flota ruse e veriut, një pikë shumë e rëndësishme strategjike. Tek kjo flotë ndodhen edhe nëndetëse me bomba atomike.

(Kosova Sot Online)

https://www.facebook.com/100001284852289/videos/1779977315815483/