Murati: Në Kosovë janë shtuar vende të reja të punës përmes thirrjeve të Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 21 March 2024 - 16:57
Murati: Në Kosovë janë shtuar vende të reja të punës përmes thirrjeve të Qeverisë Kurti

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se të hyrat buxhetore vjetore janë rritur vitin e kaluar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, Murati deklaroi se përgjatë tri viteve të qeverisjes, Kosova është vendi me borxhin më të ulët publik në Evropë. Duke prezantuar statistika nga viti kalendarik 2019 e deri më tani, Murati deklaroi se janë shtuar vende të reja të punës përmes projekteve dhe thirrjeve të ndryshme të Qeverisë.

Murati pohon se janë ulur borxhet nga bizneset dhe janë mijëra sosh që në mënyrë të rregullt paguajnë tatim shtetëror.

 “Opozita është mësu me thanë që janë mbyllur shumë biznese. Po thotë që janë mbyllur për shembull 2 mijë biznese, ama nuk i përmend 12 mijë biznese të tjera që janë hapur”, tha mes të tjerash Murati. I pari i dikasterit të financave thotë se kurrë me parë si tani nuk ka pasur mbështetje të kredive investive, që ka ndihmuar bizneset të rrisin kapacitetet e tyre për investim, raporton Indeksonline.

“Kemi mbështet bizneset direkt edhe me masa të punësimit. Secili biznes që ka pasë mundësi dhe nevojë, ne si shtet kemi ofru mbështetjen tonë, duke filluar nga platforma ‘Superpuna’. Kemi pasë edhe masa për mbështetjen për punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuara e shtresave të margiinalizuara”, shtoi Murati


(Kosova Sot Online)

Gazeta “KOSOVA SOT” e guximshme në luftën për liri, e pa anshme në informim për 25 vjet rresht të shtet ndërtimit në demokraci

Shkruan: Arsim Aziri

Dalja në dritë e gazetës “Kosova Sot” pikërisht në kohën kur regjimi serb ishte egërsuar në kulm, dhe nga dita në ditë po e zbarkonte arsenalin e tij ushtarak për ta sulmuar, për ta djegur e rrafshuar , zhdukur me platforme gjenocidiale popullin shqiptar të Kosovës, ishte një veprim i guximshëm, i barasvlershëm me guximin e ushtarit të uniformuar që u mobilizua dhe ja mësyni betejës për të luftuar. Guximi dhe vendosmëria për informim të drejtë, për zbardhjen dhe paraqitjen para opinionit vendor e ndërkombëtar veprimet makarbre kriminale të regjimit të Millosheviqit nga gazeta “Kosova Sot”, e tmerruan atë dhe prandaj vendosi ta përndjek, ta ndalon së vepruari dhe duke mos u kënaqur me atë, edhe morri veprimin më ekstrem atë të sulmit shkatërrues mbi gjithë pasurinë e kësaj gazete, që ishin mjetet e punës, pra shtypshkronja ku botohej gazeta dhe jo vetëm, por edhe libra shkollor që aq shumë i nevojiteshin Kosovës së okupuar të asaj kohe nga regjimi serb. Jo rastësisht u zgjodh për sulm zjarrvënës kundër shtypshkronjës së gazetës “Kosova Sot” 24 marsi i 1999, si cak i parë i regjimit kriminel serb, në momentin kur mbi formacionet e ushtrisë dhe policisë barbare goditen bombat e para të NATO-s. Gazeta KOSOVA SOT vetëm 6 ditë para këtij shkatërrimi dhe djegie kriminele, ishte dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri Aleksandër Vuçiq, me saktësisht më 11 mars 1999 , për t`u ndaluar pastaj botimi i gazetës më 18 mars 1999. Plani ishte i qartë. Regjimi i Milosheviqit fillimisht e mbylli gazetën KOSOVA SOT më 18 mars 1999 për t`a djegur dhe shkatërruar shtypshkronjën , dhe kështu pamundësuar pastaj daljen e saj në publik. Është raportuar se dëmi ka qenë në vlerë mbi 5 milionë Euro me makineri të shtypshkronjës , ku shtypeshin librat shkollore në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës, duke përkrahur luftën çlirimtare dhe duke u pozicionuar haptas kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit Pra dihet mirëfilli që pushteti i asaj kohe gjithnjë ka qenë në funksion të rrënimit të së vërtetës dhe pasqyrimeve reale, që mbase ka qenë e vetmja metodologji për të fshirë të gjitha të bëmat e veta, dhe ku më saktë se tek mediet, veçanërisht tek “Kosova Sot”, mediumi që s’u ndalë asnjëherë në pasqyrimin e krejt atyre propagandave dashakeqe të pushtetit jugosllav. Ky pushtet ka ditur mirë se ku duhet të godas, duke qenë në dijeni mjaft mirë për rolin dhe kontributin e këtij mediumi në çështjen tonë të drejtë, duke prodhuar me mijëra kopje të teksteve mësimore natyrisht edhe editorialeve të ndryshme. Dhe ani pse ka ndodhur një rrënim i qëllimtë, e me misione mirë të organizuara, Serbia aspak nuk është përgjigjur, duke e vazhduar kështu prapë me të njëjtin mision, përndjekjen e së vërtetës mbi shtetin tonë. Mirëpo edhe pas këtij sulmi makabër, gazeta Kosova Sot, u ri zgjua dhe doli para lexuesve të saj baras me fillimin e ditëve të para të lirisë, sepse kishte ndarë fatin e njëjtë me popullin. Kontributi i gazetës “Kosova Sot” tash e për mbi 25 është një kontribut i madh në procesin e ri demokratik të shtet ndërtimit duke vazhduar e guxuar për të informuar drejtë dhe denoncuar dukuritë devijonte që dëmtojnë interesin e shtetit dhe të kombit. Pra “Kosova Sot” u ringjallë nga feniksi, thënë figurativisht, për ta rimarrë veten që tani 25 vite pas, edhe në versionin e medies elektronike KOSOVA SOT online, ta vazhdon betejën për informim të drejtë e të pa varur, profesional, në interesin publik të ndërtimit të shtetit dhe të avancimit të demokracisë plurale. Në prioritet të kësaj gazeta vazhdimisht ka qen dhe mbetet denoncimin e dukurive negative që hasen në shoqëri, luftimin e pa kompromis të grupeve të interesit, kundër politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale që vazhdojnë ta pengojnë dhe sfidojnë zhvillimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës. Pra, dy vitet e para të daljes dhe informimit në kushte lufte janë një histori e artë për të kaluarën e kësaj gazete, kurse vazhdimi dhe avancimi në kohen e lirisë dhe të shpalljes së pavarësisë,deri më sot, janë një histori tjetër e re e përpjekjeve me guxim dhe profesionalizëm, për ta informuar qytetarin vetëm drejt, ashtu siç është e vërteta, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, që dëshiron për të përfituar duke abuzuar me ligjin apo duke qenë pjesë e grupeve të nëntokës së krimit të organizuar. Le të vazhdoj pra me guxim sikur deri më tani për një shoqëri demokratike që nuk duron abuzimin me interesin publik, por drejtësi para ligjit për të gjithë dhe barazi.

 

“KOSOVA SOT” një ushtare e guximshme në luftën për liri që armë e kishte informimin, me mision të qartë në liri për një shtet që nuk e duron korrupsionin dhe krimin

Shkruan: Naim Miftari -sh epror i lart i UÇK-TMK

 

Rolin dhe kontributi i gazetës KOSOVA SOT , për këto 25 vite të jetës dhe ballafaqimit me procesin e shtet ndërtimit, nga lufta për liri dhe fitorja e pavarësisë, është rol dhe kontribut i jashtëzakonshëm i nje mediumi serioz e guximtar. Kosova Sot e nisi fillimin e daljes në dritë sikur të ishte një ushtare e vërtetë e luftës për lirim por jo ushtare e informuar, por ushtare që luftonte duke shkruar. Kjo qasje e ballafaqoi hapur me pushtuesin dhe çmimi u pagua shtrenjtë Është sot krenari e madhe të përkujtohet edhe 25vjetorit të djegies dhe shkatërrimit të shtypshkronjës më 24 mars 1999, si cak i parë i regjimit kriminel serb, ku gazeta KOSOVA SOT vetëm 6 ditë para këtij shkatërrimi dhe djegie kriminele, u dënua pa seancë gjyqësore nga ish-ministri Aleksandër Vuçiq, me saktësisht më 11 mars 1999 , për t`u ndaluar pastaj botimi i gazetës më 18 mars 1999? Regjimi i Milosheviqit e mbylli gazetën KOSOVA SOT më 18 mars 1999 për t`a djegur dhe shkatërruar shtypshkronjën në vlerë prej mbi 5 milionë Euro me makineri të shtypshkronjës , ku shtypeshin edhe librat shkollore në gjuhën shqipe dhe materialet shkollore me logo të Republikës së Kosovës, duke përkrahur luftën çlirimtare dhe duke u pozicionuar haptas kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit, duke e finalizuar krimin në ditën e bombardimeve të NATO-s ,pikërisht më 24 mars 1999, kur regjimi i Milosheviqit zgjodhi pikërisht gazetën dhe shtypshkronjën e gazetës KOSOVA SOT si TË PAREN e NR. 1 për t`u hakmarrë kundër bombardimeve të NATO-s. Nuk u zgjodh rastësisht kjo. Kjo përzgjedhje u bë pasi që roli dhe ndikimi i gazetës KOSOVA SOT ishte një goditje shumë e madhe kundër regjimit kriminel serb të Milosheviqit. Sidoqoftë ky medium u guximshëm nuk u shua si e mendoi regjimi kriminal. U ringjallë dhe vazhdoi për ta rimarre veten që tani 25 vite pas, edhe në versionin e medies elektronike KOSOVA SOT ONLINE, ta vazhdon betejën për informim të drejtë e të pa varur, në interesin publik të ndërtimit të shtetit dhe të avancimit të demokracisë plurale , por gjithmonë pa hezituar për tu ballafaquar me denoncimin e dukurive negative që hasen në shoqëri, luftimin e pa kompromis të grupeve të interesit, kundër politikës së inkriminuar dhe mafio-oligarkë të nëntokës kriminale që vazhdojnë ta pengojnë dhe sfidojnë zhvillimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, që edhe 25 vjet pas në liri po e vrasin shpresën e qytetarëve për të besuar dhe jetuar e prosperuar në shtetin e tyre të lirë për të cilin aq shumë kemi sakrifikuar. Pra, gazeta Kosova Sot është një gazet korrekte me një staf profesional, një gazet pa anime politike dhe gazet me etik profesionale që fatkeqësisht sot ju mungon shumë gazetave e portaleve, por edhe TV-ve në Kosovë. KOSOVA SOT është një gazetë që tërë kohën me dekada në liri e ka luftuar korrupsionin dhe dukurit negative në politikën dhe në shoqërinë ton që nga pas lufta. Nëse dikush e meriton në Kosovë çmimin NOBEL për kërkesën për drejtësi dhe për kërkesën me mijëra herë të VETINGUT në sistemin e drejtësisë atëherë është gazeta Kosova Sot e cila është zëri i fuqishëm i të vërtetës dhe realitetit, gazetë që ka luftuar kundër oligarkëve të politikanëve të korruptuar dhe veprimeve negative që i bënë qeveritë dhe partitë e korruptuar në pushtet. Pra Kosovës Sot i dëshirojmë punë të mbarë e të suksesshme edhe vitet e dekadat e ardhshme. Me respekt për stafin dhe suksese të reja. Naim Miftari ish epror i lart i UÇK-TMK,Policisë së Kosovës. Specialist i luftës kundër terrorizmit dhe krimit te organizuar

 

KOSOVA SOT u sulmua nga bandat e Millosheviqit por nuk u shua e as nuk u dorëzua, e betuar për informim të drejtë në luftë dhe në liri

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Gazeta KOSOVA SOT tani më ka ndërtuar traditë të gjatë e të begatshme në informimin e drejtë të qytetarëve. E filloj botimin e gazetës para luftës së fundit në Kosovë në periudhën kur Kosova ishte në ditët më të rënda të shtypjes nga regjimi i Beogradit. Në atë kohë, informimi i drejtë dhe i plotë ka qenë i pamundur për t'u kryer pa marrë përsipër rreziqe të mëdha e pa bartur mbi supe sakrifica të rënda. Punën kjo gazetë e vazhdoj me të njëjtin angazhim edhe gjatë luftës dhe pas luftës. Puna e madhe në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj e bëri shënjestër për goditje nga regjimet shtypëse ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fal punës së palodhshme, vetëmohuese të gazetarëve dhe punonjësve tjerë, kjo gazetë gjithherë ka arritur të jetë gazeta më e lexueshme në Kosovë. Lexueshmëria kaq e lartë është arritur vetëm duke mbajtur qytetarin të informuar drejt dhe në mënyrë të plote me problemet dhe interesat e tyre të drejtpërdrejta. Kjo ka qenë dhe vazhdon të mbetet tepër e vështirë për faktin se veprimtaria e rrjeteve të fshehta serbo-ruse në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet e fuqishme në fshehjen e realiteteve dhe mashtrimin e qytetarëve që të mos duken veprimet e tyre për interesa të Serbisë duke shkelur interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kjo veprimtari e fshehtë pas luftës së fundit është përqendruar në fuqizimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar si mekanizëm për të mbajtur institucionet e Kosovës jo funksionale dhe në këtë mënyrë të dëmtoj interesin e Kosovës. Informimi i drejt dhe i plotë i qytetarëve mbi shkeljet e panumërta ligjore, aferave e skandaleve të shumta ka qenë dhe vazhdon të mbetet konfrontim i drejtpërdrejtë me krimin e organizuar shumë të fuqishëm në Kosovë. Këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëj mediumi informativ KOSOVA SOT. Përgëzimet më të larta KOSOVËS SOT për punën që vazhdon ta bëj.