Arrestohet një 18-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur

  • A.P /
  • 28 March 2024 - 16:28
Arrestohet një 18-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur

Uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një të mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i riu, i cili  jetonte në Kosovë, ka shpërndarë në rrjetet sociale video personale të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18-vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s*ksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.


(Kosova Sot Online)