Drejtori i RTK-së i bie pishman, shlyen statusin drejtuar Adelines ku fliste për hane të baballarëve

  • A.P /
  • 03 March 2024 - 17:02
Drejtori i RTK-së i bie pishman, shlyen statusin drejtuar Adelines ku fliste për hane të baballarëve

Pasi drejtori aktual i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka reaguar ndaj artistes dhe autores Adelina Ismaili për sa i përket emisionit të saj që transmetohet në mediumin publik "Show i së Premtes", duke theksuar ndër të tjera se RTK-ja nuk është han i babës dhe se i shërben publikes", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Duket se pas reflektimit i ka rënë pishman dhe e ka shlyer këtë status i cili ngjalli jo pak reagime.

Kujtojmë se kjo mesele filloj kur redaksia e RTK-së nuk e aprovoi transmetimin e një epizodi të emisionit, me arsyetim se teologu Drilon Gashi i cili ishte i ftuar ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë.

 

(Kosova Sot Online)