Haziri: Nuk ka kush na ndal, ecim para drejt rikthimit të madh të LDK-së

  • A.P /
  • 06 April 2024 - 11:21
Haziri: Nuk ka kush na ndal, ecim para drejt rikthimit të madh të LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, konsideron se sondazhi i fundit i publikuar nga “UBO Consulting” në media, është sulm ndaj tyre duke mos e paraqitur realitetin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Haziri, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka përmendur arsyet se përse është publikuar ai sondazh në atë formë.

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë”.

Sipas tij, veprimet e tilla s’do ta ndalin partinë e tij.

“Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për  Kosovën!”.

(Kosova Sot Online)

 

https://www.gazetaexpress.com/kjo-eshte-cmenduri-nje-analist-nga-tirana-i-krahason-drejtuesit-e-uckse-me-kriminelin-ratko-mlladiq/